Home Uncategorized Ky është shoferi i autobusit që u dogj në Bullgari – FOTO

Ky është shoferi i autobusit që u dogj në Bullgari – FOTO





Memedi Kadri 54-vjeç, është njëri prej shoferëve të autobusit që u shkrumbua nga flakët teksa kthehej nga Stambolli përmes Bullgarisë, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Kadri është në mesin e 46 viktimave që humbën jetën e si pasojë e flakëve të mëdha.

Nga kjo tragjedi mbijetuan 7 pasagjerë të cilët janë dërguar në një spital në Bullgari për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.