Home Uncategorized Krasniqi: Qytetarët janë zhgënjyer nga Qeveria Kurti

Krasniqi: Qytetarët janë zhgënjyer nga Qeveria Kurti





Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Unë konsideroj se në krejt këta muaj të qeverisjes qytetarët me të drejtë janë ndjerë edhe të injoruar edhe të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit”, tha Krasniqi.

“Tani ai i ka edhe tre vjet, mund të përmirësohet, mund të dyshohet, mund të ndërrojë mendësinë edhe qasjen për çka unë konsideroj se vendi ka nevojë”, shtoi ai për RTK-në.

Mes tjerash Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatin e PDK-së, si dhe fushatën e partive të tjera.





Ai veçanërisht ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti, i cili sipas tij ka menduar se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet komunale.

“Ne kandiduam me emra të veçantë dhe me kandidatët më të mirë, ndërkaq Albin Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, ka deklaruar Krasniqi.