Home Uncategorized Shpërthen zjarri në qendër të Parisit

Shpërthen zjarri në qendër të Parisit





Një zjarr i madh shpërtheu sot, në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”.

Në një fotografi të publikuar në internet shihet tym i madh duke dalë nga ndërtesa afër Sheshit të Operës, në pjesën qendrore të Parisit.

“Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë, shmangeni zonën”, tha policia lokale përmes një deklarate në rrjetet sociale, shkruan Reuters.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaktari i këtij zjarri. /GazetaSinjali/