Home Uncategorized Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt për tentim grabitjen në Prizren

Ekskluzive: Ky është i arrestuari i katërt për tentim grabitjen në Prizren





Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin e katërt për tentim grabitjen dhe plag.osjen në Prizren që ndodhi mbrëmjes e së hënës. Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua sot gjatë një bastisje është Adnan Arifovic, 24-vjeçar.

24-vjeçari Arifovic bashkë me Leotrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun dyshohet se tentuan ta grabisnin argjendarinë në Prizren, ku plagosën babë e bir, pronarë të lokalit.

Në pamjet ekskluzive të publikuara nga Sinjali, shihen tre të dyshuarit teksa tentojnë ta kryejnë grabitjen, plagosin Orhan dhe Ismet Kasemin.

Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku janë dërguar në paraburgim si të dyshuar se kanë kryer këto vepra penale:





grabi tja në tentativë,
shkak timi i rrezi kut të përgj ithshëm,
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ,
grabitja,

sul mi ndaj personit zyrtar,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe
asgjësimi apo dëmtimi i pasu risë.

Ndërsa Ruzhdi Fejzullahut i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.