Home Uncategorized E rëndë: Personi që vdiq pasi ra në humnerë në Prevallë është...

E rëndë: Personi që vdiq pasi ra në humnerë në Prevallë është një 24-vjeçar



Një person ka vdekur, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në zonën e Prevallës. Sinjali mëson se viktima është një 24-vjeçar, nga një fshat i Kaçanikut.

Nga Policia e rajonit të Prizrenit thanë për Sinjalin se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, bëri të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.