Home Uncategorized A mund ta identifikoni në ketë fotografi kryetarin e Prishtinës, Perparim Ramën?

A mund ta identifikoni në ketë fotografi kryetarin e Prishtinës, Perparim Ramën?





Një fotografi e vjetër është bërë virale në internet, ku në mesin e personazheve gjendet një ndër eksponentët më të famshëm të skenës politike së fundmi.

Bëhet fjalë për kryetarin e ri të Prishtinës. Por, a mund ta dalloni cili nga ta është Përparim Rama?

Rama doli i dyti në rundin e parë të zgjedhjeve, por pasi Prishtina shkoi në Balotazh, arriti të grumbullojë vota më shumë se Arben Vitia i VV-së.

Rama është arkitekt me renome botërore dhe vije nga Londra për të qeverisur me Prishtinën.





Aktualisht gjendet në kryeqytetin anglez, kjo për shkak të procedurave burokratike që do t’i kryej para se të vijë përsëri në kryeqytet për të qeverisur me Prishtinën gjatë katër viteve të ardhshme.

Rama nëpër emisioni është treguar mjaft komunikues, ku ndër tjerash ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur si i ri në Londër.

E pasi tha se i është dashur të pastrojë enë, Rama ka bërë me dije se aktualisht pasuria e tij kap vlerë dhjetëra milionë funta, ndërkohë që rreth 6 milionë funta ka borxh.