Home Uncategorized “Më shumë se turp”, deputeti i VV-së i reagon ashpër Blerta Deliu-Kodrës

“Më shumë se turp”, deputeti i VV-së i reagon ashpër Blerta Deliu-Kodrës





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e cilësoi si terrorist kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka replikuar ashpër sot në Kuvendin e Kosovës me ministren Haxhiu, duke thënë se kunati i kësaj të fundit, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj deklaratës së deputetes së PDK-së ka reaguar Enver Dugolli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai e ka quajtur “turp” deklaratën e Deliu-Kodrës.

“Të shfrytëzosh foltoren e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe besimin e qytetarëve që ta kanë dhënë për t’i përfaqësuar dhe në të njëjtën kohë të fyesh dhe njollosësh qytetarët tuaj (shumica prej tyre luftëtarë lirie) për terroristë, është më shumë se TURP!”, ka shkruar deputeti Dugolli, në një postim në Facebook.