Home Uncategorized Edhe Gold AG i reagon Blerta Deliut: A e din oj motër…

Edhe Gold AG i reagon Blerta Deliut: A e din oj motër…





Edhe këngëtari Arian Agushi, i njohur si Gold AG ka reaguar ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, cilësoi si terrorist kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, i cili është i dënuar bashkë me grupin “Kumanova”.

“30 pula me ja pas mar maqedonve peshë na kishin çu, e 30 djem tonë na shkun 10 u kthyn në arkivole e 20 nëpër burgje e na me i quajtë terroristë ? A e din oj motër sa fmi kan mbetë jetima të këtij grupi? A interesohesh me ditë kan gratë e veta me ju qitë bukë si n’sofrat e juaja? Edhe UÇK-ja prej atyre është quajtur terroriste por ajo nuk ishte ashtu kurrë. Kërko falje se so marre !!!”, ka shkruar Gold AG, përcjellë “Bota sot”.

Ndërkohë deputetja Deliu përmes një postimi në facebook ka kërkuar falje, duke thënë se nuk mendon se pjesëtarët e grupit ‘Kumanova” janë terroristë.





“Në rrethana të këtij diskursi të nxitur nga pushteti, duke u ballafaquar me shpifjet e Ministres Haxhiu, kam cilësuar pa qëllim një rast që ndërlidhë Ministren Haxhiu me familjarë të saj, të cilët nga një entitet i huaj juridik janë akuzuar gjoja për terrorizëm. As nuk kam thënë e as nuk kam menduar dhe as nuk besoj që ata janë “terroristë”’, shkroi ndër tjerash Deliu-Kodra.

“Ndjej vërtetë keqardhje, që kjo deklaratë e thënë në kontekst të ballafaqimit me shpifjet e Ministres Haxhiu, të mund të ketë lënduar personat në fjalë, familjet e tyre apo çdo kënd tjetër në çfarëdo forme, dhe keqardhja ime është e sinqertë, sepse në asnjë ç’rast nuk ka qenë qëllim i imi, të ketë këso cilësimesh”, shtoi në reagimin e saj, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra