Home Uncategorized Pamje se si furgoni me para grabitet në pikë të ditës në...

Pamje se si furgoni me para grabitet në pikë të ditës në rrugën Gjilan-Prishtinë





Përgjatë mesditës së të enjtes një veturë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë

Klan Kosova ka siguruar pamje nga momenti i grabitjes së kësaj veture, ku siç shihet është bërë me përcjelljen e një veture tjetër.

Nga policia e Kosovës kanë thënë se furgoni është sulmuar, por nuk kanë bërë me dije për vjedhjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kan shtënë me armë zjar ri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani për Express.