Home Uncategorized Mërgimtari i dërgon video popullit nga puna: Qe tërrnakopi, qe kacia, paret...

Mërgimtari i dërgon video popullit nga puna: Qe tërrnakopi, qe kacia, paret s’po vijnë prej havaje





Një mërgimtar me emrin Misin Berisha, i ka dërguar Periskopit një video duke kërkuar të mobilizojë rininë në Kosovë që të mos largohet nga Kosova.

Mërgimtarët tanë shihen në video derisa po gërmojnë diçka me tërrnakopët e tyre.

“Qe, pe lypin rinia e Kosovës me ardhë në Zvicër. Qe çka i gjen, tërrnakopi, kacinë s’e hjekin prej dorës.” – thotë z. Mërgimtar ndër tjerash, përcjell Periskopi.

“Mos kujtoni që këtu ka pare, si ta çelë postën vijnë paret,”

“Qe ky çuni është i Shqipërisë, ky është i Kosovës”



“Se po kujtojnë që vijnë paret prej havasë,”

Ai nuk ka treguar se sa paguhet ora për punën që po bënin, sidoqoftë Periskopi iu dëshiron punë të mbarë.