Home Uncategorized Njihuni me “binjaken” shqiptare të Dua Lipës

Njihuni me “binjaken” shqiptare të Dua Lipës





Blogerja shqiptare, Hilda Kërtalli, është kthyer në trend në platformën “Youtube” kohët e fundit.

Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Së fundmi, blogerja ka publikuar një video-blog, duke i rikrijuar disa prej fotografive të këngëtares, Dua Lipa.

Në videon e publikuar, Hilda mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.





Në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.

Kërtalli ka publikuar edhe në rrjetin social “Instagram” këto fotografi, ndërkohë që shumë prej komentuesve kanë etiketuar Dua Lipën me shpresën që ajo të shohë se sa shumë i ngjason vajza nga Tirana.