Home Uncategorized Muhaxhiri: E udhës që Kurti të jep dorëheqje, qytetarët e ndëshkuan për...

Muhaxhiri: E udhës që Kurti të jep dorëheqje, qytetarët e ndëshkuan për mashtrim





Rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosje në rundin e dytë të zgjedhjeve me 14 nëntor, është sinjal se me mashtrime nuk mund të qeveriset, thotë për Ekonomia Online ish-anëtari i VV-së, Arton Muhaxhiri.

I pritshëm për të ka qenë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje me 14 nëntor, derisa thotë se qytetarët e kanë ndëshkuar, duke e lënë vetëm me katër komuna, pasi siç thotë Muhaxhiri, qytetarët e kanë kuptuar se Albin Kurti dhe partia e tij janë mashtrues.

“Realisht, është rezultati që qytetarët e Kosovës e kanë dhënë edhe në zgjedhjet e tetorit dhe në ato të balotazhit, kanë vendosur që Lëvizjen Vetëvendosje ta lënë veç me katër komuna dhe mendoj që ka qenë e pritshme, për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar mashtrimin që kjo Qeveri ju ka bërë qytetarëve të Kosovës.

Është për t’u përshëndetur ky veprim i qytetarëve të cilët me kohë e kanë kuptuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë mashtrues, dhe si të tillë kanë përfunduar në zgjedhjet e tetorit dhe në ato të balotazhit ku ata kanë arritur t’i marrin vetëm 4 komuna, kështu do të përfundojnë të gjithë ata që mendojnë ta mashtrojnë qytetarin e Kosovës”.





“Kjo tregon vetëdije të lartë qytetari, ku edhe një herë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë që dikush t’i mashtrojë ata, dhe për këtë arsye VV-ja ka marr këtë përgjigje nga qytetarët, sepse është e vetmja parti politike që nuk e ka fituar asnjë komunë në rundin e parë, dhe në rundin e dytë ajo ka arritur t’i fitojë katër komuna, por megjithatë është një sinjal për ta se me mashtrime nuk vazhdohet me qeverisë, edhe në nivel të përgjithshëm Vetëvendosje duhet ta rishikojë pozicionin e saj dhe t’i ndal mashtrimet që është duke ia bërë qytetarëve të Kosovës”, tha Muhaxhiri.

E të udhës, po e sheh Muhaxhiri që Kurti të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ai ka pohuar se zgjedhjet i ka humbur i pari i VV-së Albin Kurti, dhe jo kandidatët për kryetar të komunave. Gjatë fushatës zgjedhore, Muhaxhiri konsideron se Kurti qeverinë e ka lënë në planë të dytë, pasi që kohën e ka shpenzuar për t’i ndihmuar kandidatët.

“Zaevi në Maqedoni ka treguar një shembull të paparë, deri më tani në rajonin e shteteve fqinje, dhe mendoj që dhe Kurti do të ishte e udhës ta bëj këtë, për shkak se nga 51% të fituara 8 muaj më parë dhe të bien në këtë gjendje mendoj se është alarm dhe sinjal që qytetarët e Kosovës, nuk e duan atë më as për kryeministër sepse konsiderojnë që zgjedhjet i ka humbur Albin Kurti dhe nuk i kanë humbur kandidatët për komuna ne qytetet e tyre, për shkak se Albin Kurti ka qenë jashtëzakonisht i fokusuar për ta ndihmuar secilin kandidat në secilën komunë, dhe ne e dimë që këto muaj ai Qeverinë e ka lënë në plan të dytë dhe asnjëherë nuk e ka marr seriozisht sepse është fokusuar për t’i ndihmuar kryetarët në komuna ku ai ka qenë në balotazh, por edhe para balotazhit e ka dhënë tërë maksimumin e tij për t’i ndihmuar kandidatët e VV-së, dhe unë mendoj që i humbur këtu është Albin Kurti dhe nuk janë kandidatët e komunave përkatëse”.





Megjithatë, më tej ai ka thënë se është duke u shikuar mundësia për vazhdimin e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në komunën e Pejës.

“Komuna e Pejës, e ka përfunduar zgjedhjen e kryetari në rundin e parë, ku kryetar i komunës është zgjedh Gazmend Muxharei, ne kemi qenë në partenritet në dy mandate me LDK-në, vazhdon koalicioni për shkak se kan mandat deri në fund të vitit, ne jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta bërë një kontrat të re me LDK-në dhe kjo varet nga disponimi i dy kryetarëve, të kryetarit tonë Xhavit Haliti por edhe të Gazmend Muhaxherit dhe ta shohim se si do të rrjedhë situatë, por megjithatë konsideroj që është një disponim i dyanshëm për ta vazhduar qeverisjen, por nuk do të thotë që ashtu do të del”.