Home Uncategorized Haxhi Avdyli: Albini Kryeministër deri ne vitin 2029, pastaj e shqyrtojmë partneritetin

Haxhi Avdyli: Albini Kryeministër deri ne vitin 2029, pastaj e shqyrtojmë partneritetin





Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, ku edhe i ka marrë disa vendime që lidhen me mandatin e Qeverisë Kurti. Avdyli ka thënë se mandati i Qeverisë Kurti do të vazhdohet deri në vitin 2029. Avdyli ka theksuar se duhet mësuar me këtë qeverisje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka sqaruar se tek pas vitit 2029 do të analizohet bashkëpunimi me VV’në.

“Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, do vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar”, ka shkruar Avdyli.





Ai tutje ka shtuar se Lista “Guxo” nuk është brymë që shkrihet nda dielli i parë.

“Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë”, ka shtuar tutje.

Reagimi i plotë:

Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime.





Por ajo që vërehet këto muajtë e fundit e veqanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve.
Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përqarje, e ndjellin pakënaqësi mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputet e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni.

Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos hargjoni para, energji për shpifje e shkrime koti. Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndreeshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional.

Prandaj të dashur miqë që pajtohemi e që spajtohemi , qetësohuni, përgadituni të përshtateni me udheheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, do vazhdohet edhe një mandat.

Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar.