Home Uncategorized Alarmon Memli Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr

Alarmon Memli Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr





Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka alarmuar qytetarët rreth energjisë, duke kritikuar Qeverinë Kurti që s’po merr hapa që të ketë rrymë mjaftueshëm.

Sipas tij, rrezikohet që vendi të kthehet në kohën e vitit 2008, kur reduktimet ishin 4:1.

‘’Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na qit për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë cështje dhe për një dimër të ftohtë.

Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Cështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, tha ai në Rubikon.

‘’Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.

‘’Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, shtoi ai. periskopi