Home Uncategorized Flet ministri i ri i Shëndetësisë: Do e ndërpresimin largimin e trurit...

Flet ministri i ri i Shëndetësisë: Do e ndërpresimin largimin e trurit mjekësor nga Kosova

Rifat Latifi ka folur në konferencë për media, pas emërimit si ministër i Shëndetësisë. Ai e ka quajtur nder detyrën e dhënë nga kryeministri Kurti.

“Është nder i madh dhe besim për mua. Premtoj që do angazhohem më tërë qenien që në mënyrë afatgjatë të ngrisim standardet jetësore. Do investojmë në ngritjen e kualitetve të shërbimeve. Ne do e ndërpresim largimin e trurit mjekësor në vendet tjera. Kur e ndreqim shtëpinë tonë, do kontribuojmë në rikthimin e trurit të larguar, për të ndihmuar Kosovën dhe shkencat mjekësore të Kosovës.

Me kthimin e trurit, do e ndërpresim edhe largimin e pacientëve të Kosovës në spitalet jashtë vendit. Pacientët tonë do rrinë në shtëpinë tonë, sepse ne kemi ekspertë. Ne do fillojmë më strategji afagjate, 20-30 vjeçare. Me këtë platformë afagjate, rezultatet nuk do shihen brenda ditës apo natës” ka thënë ministri i ri Latifi./Indeksonline/