Home Uncategorized Zbulohet shuma marramendëse që i është ofruar Luana Vjollcës për të moderuar...

Zbulohet shuma marramendëse që i është ofruar Luana Vjollcës për të moderuar një emision në Kosovë





Pak kohë më parë Luana deklaroi largimin nga televizioni Top Channel, ku e kemi parë që në fillimet e karrierës së saj.

Tani mediat shkruajnë se Luana po merr oferta të shumta pune dhe mes tyre për drejtimin e një emisioni në Kosovë.

Thuhet se moderatorja ka marrë një ofertë marramendëse në shumën e 20 mijë eurove në muaj vetëm për moderimin e këtij programi.



Për momentin nuk specifikohet se nga kush televizion ka ardhur oferta.

Ndërkohë Luana s’ka lënë as angazhimet muzikore ku prej kohësh ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitrov.