Home Uncategorized Vjehrra godet me dru renë e saj në Fushë Kosovë

Vjehrra godet me dru renë e saj në Fushë Kosovë





Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje që ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.