Home ShowBizz ZYRTARE: Arijanet Muric huazohet te skuadra turke

ZYRTARE: Arijanet Muric huazohet te skuadra turke

Skuadra turke Adana Demirspor ka zyrtarizuar transferimin e Arijanet Muric, raporton Sinjali Sport.

Klubi turk ka siguruar shërbimet e gardianit të Kosovës në formë huazimi, duke firmosur për një vit.

Adana arriti marrëveshjen me klubin e Aros, Manchester Cityn për huazimin e portierit të Kombëtares së Kosovës.

Murici tashmë 22-vjeç huazohet për herë të pestë nga skuadra angleze, pasi ende nuk e ka bindur Pep Guardiolan, që të marr në skuadër.Kampionia e

Kosovës, Prishtina vazhdon të luajë në garat kualifikuese të Conference League, transmeton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit ndeshjen e parë në këtë rreth po e luajnë si vendas në “Fadil Vokrri” ndaj Bodo/Glimt.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Mysfirët nga Norvegjia kaluan të parët në epërsi me anë të Patrick Berg (11’).

Kryeqytetasit barazuan në fund të pjesës së parë përmes Oto John, që e konkretizoi me gol gabimin e portierit (44’).