Home ShowBizz Prishtina me përmbysje triumfon në takimin e parë ndaj Bodo/Glimt

Prishtina me përmbysje triumfon në takimin e parë ndaj Bodo/Glimt

Kampionia e Kosovës, Prishtina vazhdon të luajë në garat kualifikuese të Conference League, transmeton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit ndeshjen e parë në këtë rreth e luajtën si vendas në “Fadil Vokrri” ndaj Bodo/Glimt.

Vendasit arritën fitore me përmbysje ndaj norvegjezëve me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Patrick Berg (11’).

Kryeqytetasit barazuan në fund të pjesës së parë përmes Oto John, që e konkretizoi me gol gabimin e portierit (44’).

Në periudhën e dytë të lojës në minutën e 82-të mbrojtësi Marius Lode e ktheu topin me kokë gabimisht dhe shënoi autogol, që i mundësoi Prishtinës fitore në duelin e parë.

Sfida e dytë luhet në Norvegji me 12 gusht në ora 18:00.

ek Atalanta mund të kemi një revolucion total në repartin e sulmit. Skuadra nga Bergamo është e interesuar për të blerë Belottin dhe Abraham të Chelsea.

Megjithatë gjithçka varet nga transferimi i Lukakut tek Chelsea për vlerën 120 milion dollarë.

Në këtë mënyrë Atalanta do të transferonte Abrahamin. Ndërkohë që Inter ka si prioritet Zapatan në sulm. Zikaltërit ofrojnë 40 milionë euro për kolumbianin.

Nga ana tjetër Romero pritet të largohet nga Atalanta për vlerën e 50 milionë eurove tek Tottenhami. Me këto para, Atalanta do të synojë blerjen e Belottit nga Torino, i cili ka treguar aftësitë e tij në Serinë A, ndërsa sulmi i ekipit të Gasperinit do të ishte më i frikshëm.