Home Lajme Pas dështimit të kontratës së re me Barcelonën, Messi shumë afër kontratës...

Pas dështimit të kontratës së re me Barcelonën, Messi shumë afër kontratës me PSG

Paris Saint-Germain tani po përparon në bisedimet për të marrë shërbimet e Leo Messit, pas dramës në Barcelonë.

Bisedimet po vazhdojnë tani për të gjetur “strukturën” e duhur të marrëveshjes pasi PSG po bën presion që nga dje për të nënshkruar me Messin.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain tani po ndihet e sigurt për të arritur një marrëveshje në ditët në vijim, nëse Fair Play Financiar do t’i lejojë ata të përfundojnë marrëveshjen.

Bordi i PSG-së po punon për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë edhe Neymar po bën presion për të pasur Messin në ekip.

KB Sigal Prishtina ka konfirmuar se në edicionin e ri (2021/22) do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Prishtina ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe i kthehet kësaj gare pas katër vite mungesë.

Vlen të theksohet se klubi nga kryeqyteti i Kosovës ishte shpallur dy herë kampion ballkanik, në vitin 2015 dhe 2016.

Njoftimi nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“Përsëri në Balkan League!

Pas katër vitesh mungesë, SIGAL Prishtina në krye me Presidentin Burim Maraj ka vendosur që të rikthehet aty ku kishte sunduar vite më parë, në Balkan League.

Ishin pikërisht Balkan League dhe zotëri Shtriks ata që të parët i hapën dyert Prishtinës dhe basketbollit të Kosovës për pjesëmarrje historike në garat ndërkombëtare.

SIGAL Prishtina si kampione e dyfishtë e kësaj gare është njëkohësisht një ndër skuadrat me të suksesshme dhe këtë edicion qe po vjen padyshim se do t’i jap kualitet dhe popullaritet më të madh këtij kompeticioni.

Kampionët e Ballkanit, u rikthyen!”.