Home Sport Maqedonia e Veriut prezanton përzgjedhësin e ri

Maqedonia e Veriut prezanton përzgjedhësin e ri

Federata e Futbollit të Maqedonisë zyrtarisht e ka prezantuar Bllagoja Milevski për seleksionues të përfaqësueses A të Maqedonisë.

Në konferencën e sotme, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në emër të “Shtëpisë së Futbollit” e urojë Milevskin për postin e ri, duke i uruar sukses. Numri një i futbollit të Maqedonisë tha se objektivat me seleksionuesin e ri janë kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Evropian në vitin 2024.

“Dituritë tuaja, pasioni dhe përvoja juaj padyshim do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Vjen në pozicionin e seleksionuesit të përfaqësueses tonë më të mirë, i përgatitur plotësisht për suksese dhe fitore të reja.

Te je njeriu që rigjeneroi gjakun e futbollit të Maqedonisë, krijove një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve, të cilët pas vetes kanë paraqitje në dy Kampionate Evropiane, me të rinjtë dhe seniorët. Gjithashtu jemi të sigurt se kjo rrugë do të vazhdojë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë tregoi se ka forcë dhe kualitet. Tani gjëja më e rëndësishme është të tregojmë karakter të fortë dhe përsëri ti gëzojmë tifozët tanë.

Ju urojë shumë fat dhe sukses në të gjitha sfidat që janë para teje dhe përpiquni të krijoni një trashëgimi të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit në Maqedoni.

Unë dhe Këshilli Drejtues i federatës jemi të bindur për kualitetin e futbollistëve dhe përfaqësueses dhe ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për arritjen e objektivave”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Bllagoja Milevski në fjalët e tij të para premtoi angazhim maksimal për gëzime të reja dhe fitore të ekipit përfaqësues.

“Mund të premtojë angazhim maksimal në punën time dhe profesionalizëm. Duke vlerësuar vlerat njerëzore të të gjithëve, unë do të punojë me një numër të madh të figurave të njohura. Jam i gëzuar për këtë dhe mezi pres që të nisim me përgatitje. Objektivi i përbashkët për të gjithë ne është 2024, por për eliminatoret e Botërorit 2022 do të japim gjithçka nga vetja që të kemi eliminatore të suksesshme dhe të jemi konkurues deri në fund të ciklit.

Ky nuk është ekip privat. Të gjithë janë Maqedoni. Të gjithë duhet ti përgjigjen sfidave. Do të ketë ndryshime, e dini edhe ju që Pandev, Triçkovski dhe Velkoski shprehën dëshirë për të ndërprerë pjesëmarrjen në ekipin A. Unë shfrytëzojë rastin që ti falenderoj për të gjithë atë që e arritën. Gjithashtu e falenderoj edhe udhëheqësin e mëparshëm Angellovski për afirmimin e futbollit të Maqedonisë”, u shpreh Milevski.