Home Sport Komplikohet rinovimi i Messis te Barcelona, sipas Marcas argjentinasi është larg pranimit...

Komplikohet rinovimi i Messis te Barcelona, sipas Marcas argjentinasi është larg pranimit të kontratës së re

Një nga mediumet më të mëdha spanjolle “Marca” raporton një lajm bombastik, raporton SInjali Sport.

E përditshmja madrilene ka shkruar se Lionel Messi nuk do rinovojë kontratën me Barcelonën.

Negociatat mes yllit argjentinas dhe blaugranasve janë shkuar në një pikë në të cilën nuk ka gjasa për t’u zgjidhur.

Leo Messi duket larg Barcelonës. Edhe pse gjatë këtyre ditëve është thënë se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe, situata ka ndryshuar pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e lojtarit.

Mes Barcelonës dhe kapitenit nuk po gjendet marrëveshja për kontratën, edhe pse është folur shumë se Messi do të pranojë ulje page.

Te Barcelona nuk dinë ende se si të komunikojnë rezultatet e bisedimeve për rinovimin e kontratës me Messin.

Situata financiare në klubin katalanas është mjaft e keqe dhe në këto kushte rinovimi më shumë është në dorë të lojtarit, i cili do të duhet të sakrifikojë edhe më shumë për të vazhduar te Barcelona.