Home Uncategorized “Dorëzohet” Harry Kane, tregon të ardhmen e tij nëpërmjet një postimi

“Dorëzohet” Harry Kane, tregon të ardhmen e tij nëpërmjet një postimi

Harry Kane është “dorëzuar” dhe tashmë do të rikthehet në stërvitje me klubin.Futbollisti nuk u paraqit në stërvitje për disa ditë dhe kishte dëshirën e madhe për transferim tek Manchester City.

Kane tha se sipas planit ai do të kthehet nesër në stërvitje dhe tha se nuk i ka refuzuar ato asnjëherë.

“Kanë kaluar 10 vite që kur kam bërë debutimin me fanellën e Tottenhamit, për çdo vit ju fansat më keni dhuruar mbështetje dhe dashuri. Kjo është arseyja pse jam ‘lënduar’ duke lexuar komentet që janë bërë lidhur me mua gjatë kësaj jave, që vinin në pyetje profesionalizimin tim”, tha ai.

“Une nuk dua të hyj në specifika, por dua të qartësoj se une kurrë nuk do të refuzoja pjesëmarrjen në stërvitje, Une do të kthehem nesër ashtu siç ishte planifikuar”, shtoi ai.“ Unë nuk do të bëja asgjë që të prishja raprotet që kam me fansat, që më kanë dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe që jam në klub”, përfundoi Harry Kane.