Home Uncategorized Kushti i Interit për ta shitur Lukakun te Chelsea

Kushti i Interit për ta shitur Lukakun te Chelsea

Interi tashmë i ka refuzuar dy oferta të Chelseat për Romelu Lukakun, por Nerazzurrët mund të ndërrojnë mendje nëse Blutë ofrojnë 120 milionë euro.

Reporteri i Sky Sports News, Kaveh Solhekol, thotë se klubi italian do ta shqyrtonte mirë një ofertë në vlerë prej 100-120 milionë euro për belgun. (Megjithëse oferta e fundit e refuzuar ka qenë 100 milionë euro plus Marcos Alonso).

Zikaltrit duhet t’i barazojnë shifrat financiare si pasojë e pandemisë së COVID-19 dhe për këtë arsye e shitën Achraf Hakimin te Paris Saint-Germaini për 71 milionë euro.

Edhe shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta, edhe trajneri Simone Inzaghi kanë thënë se klubi nuk planifikon të shesë një tjetër emër të madh, mirëpo mediat raportojnë se ky qëndrim mund të ndryshojë nëse oferta për Lukakun është rreth 120 milionë euro.