Një tërmet është ndjerë në Kosovë në orët e vona të së dielës.
Epiqendra e këtij tërmeti, sipas Earthquake Track, thuhet të ketë qenë në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut-Serbi, 27 kilometra larg Shkupit.
Shkalla e tërmetit ka qenë 3.3 shkallë Rihter. Kaçaniku, Vitia dhe Ferizaj janë tri komunat ku është ndjerë më së shumti tërmeti.