Home Uncategorized 200 hektarë përfshihen nga zjarri, flakët po përhapen me shpejtësi në këtë...

200 hektarë përfshihen nga zjarri, flakët po përhapen me shpejtësi në këtë vend të Kosovës (PAMJE)





Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasditës të së dielës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.

Departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin, njofton Klankosova.tv.