Home Uncategorized “Mu kujtua pak Ana 1”, fansat nuk e pëlqejnë këngën e re...

“Mu kujtua pak Ana 1”, fansat nuk e pëlqejnë këngën e re të Taynas: Sikur ke dalë nga Përputhen…





Para pak ditësh në media u përfol se reperja do të publikojë dy këngë të reja, një bashkëpunim me Azet që do të mbajë titullin “Tequila” dhe një tjetër solo me titull “Taka”.

Kështu ndodhi!

Projekti “Taka” u publikua në mesnatë dhe ndryshe nga çfarë ndodh me këngët e Taynës, numëron 315 mijë klikime për 22 orë.

Dhe kjo e ka një arsye dhe shpjegohet fare qartë në sektorin e komenteve, ku dëgjuesit flasin me shumë zhgënjim për këtë këngë.

Shumë prej tyre thonë se teksti le shumë për të dëshiruar dhe se u mungon Tayna e vjetër.





Sipas komenteve, ajo ka lënë pas tekstet e fuqishme dhe rep duke sjellë muzikë komerciale.

“More fund po vazhdove kështu”– shkruan dikush.

Për të thënë se kjo këngë është në nivele të dobëta, shumë persona e krahasojnë me këngët e ish-konkurrentëve të Për’puthen, teksa të tjerë thonë se ka përdorur autotune.