Home Uncategorized U kall i gjori, turku nuk përmbahet, puth me ‘zor’ Genten

U kall i gjori, turku nuk përmbahet, puth me ‘zor’ Genten





Genta Ismajli po kalon ditë të lumtura me të dashurin e saj Usta dhe këtë nuk ngurrojnë ta shprehin hapur.

Këngëtarja shqiptare duket të jetë më e dashuruar se kurrë gjersa po merr po ashtu shumë dashuri dhe kujdes nga djaloshi turk.

Çifti kanë ndarë një video në rrjete sociale ku shihen teksa shkëmbejnë puthje pasionante.

Ka dy vite që kanë zyrtarizuar lidhjen dhe po shijojnë publikisht romancën e zjarrtë të tyre.



Ditë më parë u përfol se Genta dhe Usta po presin një fëmijë por lajmet dolën të pavërteta.

Kjo erdhi si pasojë e disa fotografive ku këngëtarja shqiptare shihej me më shumë kilogramë se që jemi mësuar ta shohim gjithmonë.